Dekreti për zgjedhjet në 6 bashki, Hoxha: Shkelje e shtetit të së drejtës dhe veprim i pamatur i Presidentit
Dekreti i Presidentit Bajram Begaj për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme vendore në 6 bashkitë e mbetura pa kryetarë më datën 9 nëntor vijon të jetë në qendër të vëmendjes jo vetëm nga aktorët politikë, por edhe ata ligjorë.
Për avokatin Arbër Hoxha, shpallja e atij dekreti është në shkelje të Kushtetutës dhe shtetit ligjor.
“Ai dekret i Presidentit të Republikës ishte jo vetëm në shkelje të Kushtetutës dhe rendit kushtetues, por edhe i shtetit të së drejtës. Por ishte gjithashtu një veprim i papritur dhe i pamatur i Presidentit.
Në rastin e Tiranës, nëse propozimi për shkarkimin e kryebashkiakut nga ana e Këshillit Bashkiak ishte një veprim i pritshëm dhe shkarkimi nga ana e Këshillit të Ministrave ishte i pritshëm dhe të dy ishin të paligjshëm, dekreti i datës së zgjedhjeve nga Presidenti jo vetëm që ishte i papritshëm, por ishte në kundërshtim flagrant me nenin 115 të Kushtetutës.
Në këto kushte Presidenti i Republikës kishte për detyrim të dekretonte datën e zgjedhjeve për bashkitë e ngelura, ndërkohë që por bashkinë e Tiranës, Protokolli i Presidentit kishte për detyrim t’i drejtohej Gjykatës Kushtetuese për informacion me shkrim nëse pranë kësaj gjykate kishte apo jo të depozituar një ankim.
Përndryshe edhe nëse nuk e kishte një informacion të tillë, njoftimi për shtyp apo për mediat i Gjykatës Kushtetuese po atë që u dekretuan zgjedhjet, ishte shterues”, u shpreh ndër të tjera avokati Arbër Hoxha gjatë një intervistë për “Ora News”.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME AVOKATIN ARBËR HOXHA

