Koka: Begaj vendosi një precedent të rrezikshëm, opozita nuk po mbron Veliajn, por Kushtetutën

Përmes një intervistë në Ora News, gazetari Bledian Koka tha se ky është një ndër precedentët më të rrezikshëm që është vendosur nga presidenti Bajram Begaj me zgjedhjet në Tiranë.

Koka: Ky është një ndër precedentët më të rrezikshëm që është vendosur nga Bajram Begaj, por që mban regjinë e Ramës, prandaj ai e mbron shkeljen e Kushtetutës. Nuk është hera e parë që shkelet dhe anashkalohet Kushtetuta. Kjo nuk është më një kambanë për kryebashkiakët vetëm, por për të gjithë zyrtarët e shtetit që Rama i cilëson si të rrezikshëm.

Gjëja e vetme që po ndodh në këtë rast është shkelja e kushtetutës dhe duan të krijojnë idenë se Veliaj po mbrohet nga opozita. Institucioni i kryetarit të Tiranës nuk mund të zgjidhet përmes Gjykatës Administrative, pasi është një institucion që e ka raportin me Kushtetutë. Po flasim për një institucion që trajtohet në çdo rast me Kushtetutë. Opozita ka mbrojtur këtë staturë. Berisha u fut në arrest shtëpie sepse nuk donte të shkelej Kushtetuta.