Floriana Garo me “tour-in” në selinë e PD: Nga takimi me Berishën te biseda me punonjësit me 30 vite eksperiencë

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, ka zhvilluar një “tour” brenda selisë blu, ku ka intervistuar drejtues dhe punonjës të ndryshëm të PD-së. Ajo e nisi prezantimin nga hapësira e njohur ku çdo ditë mblidhen gazetarët për të ndjekur deklaratat e eksponentëve të rëndësishëm të partisë.

Gjatë këtij rrugëtimi, Garo takoi Pellumbin, një prej punonjësve më të vjetër të selisë, i cili ka plot 30 vite që punon aty.

Më pas, Garo zhvilloi biseda me figura të njohura të PD-së, mes tyre Flamur Noka, Klevis Balliu dhe vetë lideri historik i demokratëve, Sali Berisha.

Ky i fundit, duke treguar tavolinën e mbushur me fletë e dokumente, u shpreh:
“Është një traditë e hershme që e kam pasur edhe kur nuk isha në politikë, kur punoja si mjek. Dokumentet që më duhen i mbaj për kujtesën e menjëhershme, por pas disa muajsh bëj një pastrim të plotë dhe e nis gjithçka nga e para.”

Ky tur i brendshëm i Garos synon të sjellë një pasqyrë më të afërt të jetës së përditshme në selinë e PD dhe njerëzve që punojnë aty prej dekadash.