Rama mbledh strukturat e PS-së, u ndan detyrat ministrave dhe deputetëve për zgjedhjet në Tiranë (ZONAT)
Partia Socialiste ka nisur zyrtarisht përgatitjet për zgjedhjet e pjesshme vendore që do të mbahen më 9 nëntor 2025, në 6 bashki të vendit, Tiranë, Vlorë, Cërrik, Mat, Tepelenë dhe Berat.
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot ne nje takim strukturat drejtuese të PS-së, duke “ndezur motorët” për këtë garë elektorale.
Mësohet se 40 minuta zgjati mbledhja e Kryeministrit Edi Rama me strukturat socialiste në Tiranë, ku pjesë e mbledhjes ishin dhe deputetë të cilët ndonëse nuk janë pjesë e qarkut të Tiranë, janë rezidentë.
Bëhet me dije se në mbledhje u sqarua ndarja e zonave, teksa do të angazhohen dhe drejtuesit politik në qarqet të cilat nuk kanë zgjedhje.
Kushdo nga ministrat, drejtuesit politikë dhe deputetët që është rezident në Tiranë dhe që nuk kanë zgjedhje në qarkun që kanë mbuluar më herët, janë vendosur në Tiranë për zgjedhjet.
Toni Gogu do të mbulojë zonën e Ndroqit, Fatmir Xhafaj njësia 10. Ndërsa Blendi Klosi dhe Eduard Shalsi rikthehen në Tiranë vetëm për fushatën për zgjedhjet e 9 nëntorit. Ulsi Manja po ashtu në Tiranë.
Ish deputeti i PS, Xhemal Qefalia do të jetë i angazhuar ne zonën e Dajtit, zonë e cilën e ka pasur më herët.
Sa i përket bashkive të tjera, do të zhvillohen mbledhje gjatë javës së ardhshme, teksa nuk u bisedua për Vlorën, Beratin, Tepelenën, Cërrikun dhe Matin.
Partia Socialiste ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e Ogerta Manastirliut për Bashkinë e Tiranës. Ish-ministrja e Shëndetësisë, me pas e Arsimit dhe një nga figurat më të spikatura të PS-së pritet të jetë në qendër të fushatës në kryeqytet.
Nga ana tjetër, në kampin opozitar situata mbetet më e paqartë. Janë përfolur disa emra për kandidatë në Tiranë dhe bashkitë e tjera, por deri më tani nuk ka pasur një zyrtarizim nga koalicioni opozitar.
Ndarjet e detyrave:
Ish-deputeti i PS, Xhemal Qefalia, do të mbulojë bastionin e tij në zonën e Dajtit.
Ministri Fatmir Xhafaj do të mobilizojë socialistët në Njësinë 10.
Sekretari i përgjithshëm i Ps Blendi Klosi bashkë Eduard Shalsi janë pjesë e fushatës në Tiranë.
Edhe drejtuesi politik i Lezhës Ulsi Manja do të jetë pjesë e skuadrës së Tiranës.
Igli Hasani dhe Bora Muzhaqi do të angazhohen në Njësinë Nr.8.
Olta Xhaçka, Arben Pellumbi, Blendi Klosi – Nj.2
Klotilda Bushka, Ermonela Felaj, Delina Ibrahimaj – Nj. 3
Blerina Gjylameti, Eduard Shalsi – Nj.4
Erion Brace, Niko Peleshi, Taulant Balla – Nj. 5
Blendi Gonxhe, Ceno Klosi – Nj.6
Etilda Gjonaj, Iris Luarasi, Ulsi Manja – Nj.7
Igli Hasani, Milva Ekonomi, Bora Muzhaqi – Nj. 8
Mimi Kodheli, Besfort Lamallari – Nj.9
Fatmir Xhafaj, Ermal Elezi – Nj.10
Albana Koçiu, Erion Malaj Rakip Suli – Nj.11
Xhemal Qefalia dhe Ornaldo Rakipi për zonat rurale.
Anila Denaj, Sofjan Jaupaj – Nj. 13 (Farkë)