Europa League/ Roma e katranos ndaj Lille, humb tri penallti dhe pëson disfatë në ‘Olimpico’

Roma pësoi një humbje befasuese 1-0 në Olimpico ndaj Lille në Europa League.

Golin vendimtar e shënoi Hakon Arnar Haraldsson në minutën e 6, pas një gabimi në mbrojtje nga Tsimikas, i cili shfrytëzoi një asist perfekt nga Correia për të mposhtur portierin Svilar.

Verdhekuqtë patën disa mundësi gjatë pjesës së parë, por përpjekjet e Soulé, El Aynaoui dhe Pellegrini nuk rrezikuan seriozisht portën e Lille.

Në minutën e 35-të, Roma pati një moment dramatik me katër raste të njëpasnjëshme brenda disa sekondave, por nuk arriti të shënonte.

Pjesa e dytë solli tension të madh dhe Roma u duk se do të barazonte me një penallti në minutat e fundit.

Sidoqoftë, fatkeqësisht për vendasit, tri provat nga pika e bardhë dështuan: dy herë me Dovbyk dhe një herë me Soulé, të gjitha të neutralizuara nga portieri Ozer, pas ndërhyrjeve të VAR-it për shkelje të ndryshme.

Në fund, Lille mori tri pikët e plota, duke i dhënë Romës humbjen e parë europiane këtë sezon, dhe duke shkaktuar shumë pengje për verdhekuqtë që kishin mundësi të barazonin deri në fund.