Conference League/ Drita merr pikë në fushën e KuPS, Shkëndija dorëzohet që në pjesën e parë ndaj Rayo Vallecanos
Drita e Gjilanit arriti të marrë një barazim 1-1 në transfertën ndaj finlandezëve të KuPS duke e nisur në mënyrën e duhur përvojën e saj në fazëm e kampionatit të Conference League.
Vendasit kaluan të parët në avantazh në minutën e 74-t me golin e Piotr Parzyszek, por Albert Dabiqaj barazoi për Dritën në minutën e 81, pas asistit të Blerton Shejit, duke siguruar një pikë të vlefshme për skuadrën gjilanas.
Ndërkohë, Shkëndija e Tetovës pësoi një humbje 2-0 në transfertën ndaj Rayo Vallecanos. Golat u shënuan nga Unai Lopez në minutën e 1 dhe Fran Perez në minutën e 32, duke vulosur fitoren e vendasve.
Baboucarr Gaye ishte i pambrojtur ndaj goditjeve vendimtare të skuadrës spanjolle, ndërsa Shkëndija nuk arriti të rrezikonte seriozisht portën kundërshtare.
