Granit Xhaka në garë me Haaland për t’u zgjedhur lojtari i muajit në Premier League
Granit Xhaka po shfaq formë të jashtëzakonshme në edicionin e ri.
Ylli kosovar u transferua gjatë verës nga Bayer Leverkuseni në Sunderland dhe menjëherë prezenca e tij ka pasur impakt në ekipin anglez.
Krahas organizimit të lojës, duke kontribuuar si në aspektin difensiv, ashtu edhe në atë ofensiv, veterani i mesfushës ka kontribuuar edhe me asistime, duke qenë lojtari më i rëndësishëm i Sunderlandit deri tani në sezonin 2025-2026.
Për këtë, Premierliga e ka përfshirë përfaqësuesin zviceran në mesin e kandidatëve për t’u zgjedhur futbollisti më i mirë i muajit shtator.
Përpos Xhakës, në garë janë edhe lojtarët tjerë që bënë paraqitje pozitive në muajin që shkoi si: Erling Haaland, Danchi Kamada, Yankuba Minteh, Robin Roefs e Martin Zubimendi.
“Është koha për votën tënde @easportsfc Lojtari i Muajit Shtator”, shkroi Premierliga në faqen e saj zyrtare në rrjetin social, Instagram.

