Konstituimi i Kuvendit të Kosovës/ Koci: 12 ditë afat nga gjykata Kushtetuese, jemi ende në pritje

Politologu, Melazim Koci në një intervistë në Ora News u shpreh se me vendimin e gjykatës Kushtetuese, Kuvendi i Kosovës nuk mund të konstituohet pa zgjedhjen edhe të nënkryetarit nga radhët e pakicës serbe.

Koci: Mendoj se vendimi është i pritshëm.

Vendimi praktikisht mohoi pohimet e qeverisë në detyrë, eksponentëve të Vetëvendosjes por edhe të Presidentes sipas të cilëve Kuvendi ishte i konstituuar.

Tani është e qartë me këtë vendim se Kuvendi nuk mund të konsiderohet i konsituuar pa zgjedhjen edhe të nënkryetarit nga radhët e pakicës serbe.

Gjykata Kushtetuese ka dhënë 12 ditë nga çasti i publikimit të vendimit dhe një gjë të tillë gjykata ende nuk e ka bërë.

Pra ende nuk kemi hyrë në fazën 12 ditore dhe jemi në pritje.