EMRI/ Shkoi në Angli për të punuar në ndërtim, arrestohet 22- vjeçari shqiptar për kultivim lëndësh n*rkotike

Një shqiptar është arrestuar nga autoritetet angleze pasi u kap në një shtëpi bari, e cila shërbente për kultivimin e lëndëve narkotike. I arrestuari është  Indri Lumci, 22 vjeç i cili ishte nisur më parë drejt Mbretëris së Bashkuar, me qëllim që të punonte në sektorin e ndërtimit.

Ai u gjet në shtëpinë në Loftos Avenue kur oficerët e vizituan më 19 prill 2025. Dy qen të mëdhenj ishin në kuzhinë në pjesën e prapme të shtëpisë dhe Lumci ishte me një qen tjetër në dhomën e përparme. Gjatë arrestimit nga policia ai tentoi të fshihet në papfingo.

Mediat angleze shkruajnë se tre dhoma gjumi të shtëpisë së tij ishin shndërruar në një fermë të sofistikuar kanabisi, me ndriçim, ventilatorë dhe ventilim për të maksimizuar rritjen. Ndërsa mbi tavolinën e kafesë u gjet një thikë, një shkop i zi dhe çelësi i një makine Honda e cila ishte parkuar jashtë. Gjithashtu u gjet edhe kanabis me vlerë 4,000 paund.

Gjykata e dënoi Lumcin me burg, ndërsa gjykatësi cili gjykoi rastin tha se kjo nuk ishte rruga e duhur dhe se ai kishte zgjedhur rreziku, të cilin duhet ta paguante. Të pandehurit që janë emigrantë të paligjshëm dhe që dënohen me më shumë se 12 muaj deportohen automatikisht.
 
"Ju zgjodhët ta bëni këtë. Ju morët rrezikun dhe tani duhet të paguani gjobën." tha gjykatësi.