Strugë, konventa e faktorit shqiptar/ Aziri: Pritje e jashtëzakonshme nga qytetarët

Në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Ora News”, nënkryetari i ASH-së dhe deputeti Elmi Aziri tha se konventa e sotme në Strugë po zhvillohet sipas planit, ndërsa theksoi pritjen e madhe nga qytetarët si dëshmi të vlerësimit të drejtë të situatës që po kalojnë shqiptarët.

"Konventa është paralajmëruar sot, gjatë këtyre momenteve duhet të fillojë, por si zakonisht në këto organizime janë të tolerueshme 15-20 minuta dhe deri më tani në përgjithësi para fushatave, tanimë fushata zyrtare këto 2-3 ditë është duke rrjedhë sipas të planifikuarës me prezantimin e kandidaturave, prezantimin e programit të Aleancës Kombëtare për Integrim dhe programeve të veçanta të kandidaturave.

Duhet të them se pritja nga ana e qytetarëve është e jashtëzakonshme dhe kjo paraqet një dëshmi të vlerësimit të drejtë të gjendjes dhe situatës që po kalojnë shqiptarët dhe një përputhje 100% e vlerësimeve tona si subjekte politike që kemi derimë tani dhe realitetit objektiv", u shpreh Aziri.