RMV në garë elektorale/ Snopçe: Koalicioni ynë ka pasur mbështetje masive nga shqiptarët

RMV është tashmë në garë elektorale, dhe në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Ora News”, deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, u shpreh se konventa e fundit tregoi mbështetje masive për koalicionin nga qytetarët shqiptarë.

" Sot është dita e dytë e fushatës oficiale. Më herët ka pasur disa javë një fushatë nga të gjitha edhe partitë politike të koalicionit politik edhe nga ana kandidatëve të pavarur e kështu me radhë.

Koalicioni ynë, ditën e diel e mbajti konventën promovuese për kandidatët për kryetarët e komunave. Mendojmë që kishte një mbështetje masive nga nga e popullatës, në sallën sportive më të madhe në shtet. Faktikisht u stërmbush.

Ishte një sinjal pozitiv për ne që ky koalicion ka mbështetjen e shqiptarëve.

Këto pavarësisht se janë zgjedhje lokale, ka një karakter përtej zgjedhjeve lokale për të dhënë disa mesazhe dhe për të marrë legjitimitetin në një farë forme të qytetarëve", u shpreh Snopçe.