Aksident i rëndë në Suharekë, një i vd*kur dhe katër të pl*gosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Shtator 2025, 10:51
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Suharekë, Kosovë, ku një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Ngjarja ndodhi kur drejtuesi i një automjeti humbi kontrollin dhe kaloi në korsinë e kundërt, duke u përplasur me një autobus që po vinte nga drejtimi i kundërt.
Një person ndërroi jetë në vend, ndërsa katër të tjerë, përfshirë shoferin e makinës, u lënduan.
Tre nga të lënduarit u dërguan në Spitalin e Prizrenit, ndërsa shoferi i automjetit, me lëndime të rënda, u transferua për trajtim të specializuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.
