Shkodra: Pres që GJK të kthejë procesin në pikën zero sa i përket nominimit të nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës
Politologia, Magbule Shkodra në një intervistë në Ora News u shpreh se pret që Gjykata Kushtetuese ta kthejë procesin në pikën zero sa i përket nominimit të nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës.
Shkodra: Unë pres që gjykata Kushtetuese ta kthejë procesin në pikën zero sa i përket nominimit të nënkryetarëve të Kuvendit.
Pra procesi që është bërë nominimi në mënyrë të ndarë për komunitetin jo serb dhe komunitetin serb pres që të kthehet në atë pikë dhe komuniteti serb dhe jo serb të votohen në paketë.
Ashtu siç e kërkon rregullorja e Kuvendit, ashtu siç e kërkon edhe praktika e kaluar parlamentare gjë që në vendimet e mëparshme Kushtetuese, gjykata Kushtetuese e kishte cekur edhe këtë.
Pra është shumë e thjeshtë, duhet të kthehet në atë pikë.
Aty të fillojë përsëri numërimi i 30-ditëshit, të votohet në pako dhe pastaj të kalohet edhe votimi i nënkryetarëve të këtyre dy komuniteteve, atij serb dhe jo serb do nënkuptonte konstitutimin e Kuvendit dhe pastaj mund ta kalojmë në afatin 15-ditësh ku do të nominohet Kurti si i pari në këto zgjedhje për të drejtën për të formuar qeverinë gjë që unë nuk besoj se do ti ketë numrat.
