12 ditë kohë për nënkryetarin serb/ Hoti: Opozita shikon si mundësi zgjedhjet e reja
Gazetari, Shkodran Hoti në një intervistë në Ora News u shpreh se disa përfaqësues të opozitës në Kosovë shohin si mundësi zgjedhjet e reja pas afatit të gjykatës Kushtetuese për zgjedhjen e nënkryetarit serb.
Hoti: Pra Kuvendi nuk ka qenë i konstituuar në tërësi.
Këtë e konfirmoi sot me vendimin e ri gjykata Kushtetuese.
Deri sa e bëri të qartë që kanë ngelur edhe 12 ditë afat për tu konsituuar Kuvendi pra bazuar në atë 30-ditëshin, pra është afati I dhënë më herët për konstituimin e Kuvendit gjatë vendimit të dytë të gjykatës Kushtetuese.
Pra tashmë janë konsumuar 18 ditë dhe kanë ngelur dhe 12 ditë që të përfundojë tek procesi i konstituimit.
Ajo çka mund të themi tani është se ka akoma një paqartësi gjer më tani në lidhje me atë se çka nëse nuk përfillet ky afatizim të cilin e ka vendosur gjykata Kushtetuese ndonëse disa përfaqësues të opozitës në reagimet që i patën tani së fundmi pasi doli vendimi i ri përmenden si mundësi zgjedhjet e reja.
