KANCERI, ALARM GLOBAL PËR TË ARDHMEN! Studimi parashikon 30 milionë raste çdo vit deri në 2050-n
Një alarm global për shëndetin, ku në bazë të një studimi flitet se deri në vitin 2050, rastet e reja me kancer pritet të kapin shifrën rekord prej 30 milionësh në vit. Kjo do të thotë që çdo ditë, mbi 80 mijë njerëz në botë do të dëgjojnë diagnozën e frikshme: Ju keni kancer.
Në 25 vitet e ardhshme, çdo ditë mbi 80 mijë njerëz në botë do të dëgjojnë të njëjtën fjali: Ju keni kancer.
Ky është parashikimi ogurzi i studimit të publikuar në revistën The Lancet, i cili paralajmëron një rritje dramatike të rasteve me tumorr, fatkeqësisht edeh vdekjeve, duke e kthyer kancerin në një nga sfidat më të mëdha globale të shekullit.
Studimi shqyrton të dhëna nga 204 vende dhe territore në të gjithë botën mbi 47 lloje ose grupe kanceresh
Nga 9 milionë raste që kanë qënë në vitin 1990, shifra ka arritun në 18.5 milionë në vitin 2023. Gjatë së njëjtës periudhë, vdekjet u rritën me 74%, në 10.4 milionë.
Ndërsa deri në vitin 2050 pritet të regjistrohen mbi 30 milionë diagnoza të reja çdo vit dhe 18.6 milionë vdekje. Shkaku kryesor: plakja e popullsisë dhe rritja e numrit të banorëve në planet.
Kanceri po rritet në mënyrë disproporcionale në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, ku mungojnë diagnostikimi i hershëm dhe trajtimet moderne.
Ato tashmë përbëjnë më shumë se gjysmën e diagnozave të reja dhe dy të tretat e vdekjeve.
Vetëm në vitin 2023, mbi 40% e vdekjeve nga kanceri lidhen me faktorë të parandalueshëm: duhani, dieta e pashëndetshme, alkooli dhe ndotja e ajrit. Për burrat, pirja e duhanit mbetet rreziku kryesor, ndërsa për gratë renditet edhe obeziteti dhe sheqeri i lartë në gjak.”
Ndërkoh ekspertët theksojnë se vetëm përmes parandalimit dhe forcimit të sistemeve shëndetësore mund të shmanget katastrofa e ardhshme.

