Monitorim për tarifat e SHBA/ Shehu: Në gjashtë muaj ranë çmimet, lehtësuam tregjet
Banka e Shqipërisë raporton për një rënie të çmimeve në tregjet ndërkombatare në gjashtë muajt e parë.
Për këtë arsye bëhet e ditur se u morën dhe masa lehtësuese për ekonominë vendase.
Megjithatë nën monitorim do të mbahet situata që mund të krijohet nga efektet e tarifave të shba ndaj disa shteteve.
Vendosja e tarifave të shteteve të bashkuara të amerikës ndaj një sërë shtetesh ka krijuar jo pak shqetësime sa i përket ekonomisë ndërkombëtare.
Për këtë qëllim dhe banka e shqipërisë po monitoron se si do të reagojnë tregjet për të reaguar me vendime nëse do të ketë ndryshime.
‘’Ndikimi që do të kenë tarifat e vendosura nga SHBA për pjesën tjetër të botës mbi zhvillimet ekonomike të këtyre vendeve, dhë më tej pastaj me ndikimet që këto do kenë mbi ekonominë e vendit tonë’’.
Klodion Shehu, Drejtor i Departamentit të Stabilitetit Financiar në bankën e Shqipërisë theksoi se në gjashtë muajt e parë të vitit ka pasur një rënie të cmimeve në tregjet ndërkombëtare.
‘’Çmimet e energjisë dhe të mallrave kanë ardhur në përgjithësi në rënie. Kjo ka bërë që bankat qëndrore kryesore të ndjekin një politikë monetare lehtësuese por të kujdesshme’’.
Shehu thekson se në këtë periudhë ekonomia shqiptare shënoi rritje me 3.4 për qind, ndërsa u shënua dhe rritje e nivelit të punësimit.
