Shtëpitë u shtrenjtuan 14%/ Banka e Shqipërisë: Ka më pak prona të pashitura, më shumë kërkesë

Çmimet e shtëpive u rritën me 14 për qind në gjashtë muaj e parë të vitit.

Banka e shqipërisë raporton dhe një rritje të kërkesës për blerje, ndërsa në treg ka më pak stok të banesave të pashitura.

Më shpejt kontratat realizohen në bregdet, ndërsa kërkon më shumë kohë në tiranë e qytete të tjera.

Në gjashtë muajt e parë të këtij viti, çmimet e banesave vazhduan të rriten, ndërsa banka e shqipërisë raporton rënie të stokut të apartamenteve të pashitura.

Megjithatë koha kur një pronë blihet është zgjeruar në në  11.6  muaj, nga  9.3  në vrojtimin  e  mëparshëm apo nga 7.1 që ishte për Tiranën.

Më shpejt shitjet realizohen në bregdet, ku për një apartament nënshkruhet kontrata brenda 8.7 muajve nga  10  që ishte më parë.

Çmimet e banesave në rang vendi janë rritur me 14.6% në gjashtë muajt e parë të vitit dhe me 41.7% krahasuar me një vit më parë.

Në Tiranë rritja ka qenë edhe më e fortë, ndërkohë që edhe qiratë kanë ndjekur të njëjtën tendencë.

Kërkesa për banesa është mbështetur nga rritja e kredisë bankare për individët, si për blerje ashtu edhe për zhvillim pasurish të paluajtshme.

Në terma të përgjithshëm, rritja e kredisë në ekonomi ishte 10%, më e lartë se rritja e depozitave, që ishte 4%.

Kredia për bizneset është mbështetur më shumë nga huatë në euro, për shkak të uljes së normës së interesit, por edhe kredia për konsum dhe banesa ka shënuar rritje krahasuar me periudhat e mëparshme.

Norma mesatare e interesit për kreditë e reja zbriti në 6.4%.

Për kreditë në lek mbeti rreth 6.8%, ndërsa për ato në euro ra në 5.8%.

Këto kushte kanë nxitur kërkesën e individëve për konsum dhe blerje banesash.