Ndikimi i IA-së në arsimin profesional, eksperti Erion Muça: Ndihmon shumë, por kujdes nga dembelizmi
Qeveria shqiptare ka nisur intensivisht në fushatë të madhe mbi promovimin dhe përdorimin e Inteligjencës Artificiale në Administratën Shtetërore, një nismë që ka kulmuar me krijimin e ministres “Diella”.
Por çfarë ndikimi ka përdorimi i IA-së në arsim, dhe veçanërisht në arsimin profesional?
Përgjigjen e kësaj pyetjeje do ta jepte eksperti i Punësimit, Erion Muça i cili në një intervistë për “Ora News” u shpreh se Inteligjenca Artificiale në arsimin profesional ka dy anë.
“Së pari ajo ndihmon për të modernizuar, automatizuar por edhe për zhvilluar aftësitë në funksion të dinamikave e ndryshimit që po pësojnë sot fusha të ndryshme të jet3ës me përfshirjen e IA-së dhe në përditësimin korrikulave dhe programeve të shkollave të mesme profesionale.
Me ofrimin kurseve që bazohen në përdorimin efecient të IA-së dhe integrimin e saj në programet e ndryshme të kurseve profesionale bën që në një mënyrë apo një tjetër që shumë prej shkollave apo kurseve profesionale ndihmojnë edhe nxënësit apo të interesuarit për t’i bërë këto kurse.
Nga ana tjetër, ndikimi negativ i IA-së, botërisht i njohur tashmë, është nxitja e dembelizmit dhe gjetja e gjërave gati që është një stimul i lartë i plagjiaturave apo përdorimit të materialeve të tjetrit, duke i cilësuar si të tuat.
Apo duke i marrë gjërat gati, pa u futur sadopak në një proces analizimi logjik në dhënien e zgjidhjeve në problematika të caktuara, apo të kuptosh më thellë një leksion apo një problematikë, psh në funksion të diagnostifikimit, duke i kërkuar IA-së informacion të gatshëm dhe truri i njeriut nuk punon më dhe nuk thellohet në procese analize kritike për të gjetur zgjidhje.
Dhe kjo gjë i shtyn njerëzit drejt dembelizmit”, u shpreh ndër të tjera eksperti Erion Muça.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME EKSPERTIN E PUNËSIMIT ERION MUÇA

