Këlliçi: Protesta 44-javore ekspozoi aferat e Veliajt, nga Teatri Kombëtar te inceneratori
Deputeti i PD, Belind Këlliçi, në një intervistë për Ora News, akuzoi kryebashkiakun Erion Veliaj se qëndron në qendër të aferave më të mëdha financiare që kanë prekur Tiranën vitet e fundit.
"Është protesta më e gjatë e organizuar para një institucioni, nga një forcë politike apo nga një funksionar politik.
Ajo çka unë së bashku me aleancën për mbrojtjen e teatrit dhe çështja e teatrit kombëtar sipas informacioneve së shpejti kalon dhe ajo çështje për gjykim, ku aty ka rolin e aktorit kryesor sërish Erion Veliaj.
Thënë këtë, protesta jonë për 44 javë, ka qenë një protestë jashtëzakonisht e qëndrueshme, e fortë, e bazuar në një kauzë shumë të madhe, që ka qenë jo vetëm vjedhjet e zgjedhjeve të vitit 2023, pra 14 majin 2023, por ka qenë dhe vjedhja permanente që i ndodhte qytetarëve të Tiranës, me denoncimin e aferave, të cilat janë denoncuar fillimisht nga unë në mënyrë specifike '5D' dhe më pas ka qenë qershia mbi tortë 'inceneratori i Tiranës', 'Eco Tirana', 'shembja e Teatrit Kombëtar', e shumë afera të tjera financiare që kanë rënduar xhepat e qytetarëve të Tiranës.
Ajo çka i ka ndodhur dje Veliajt ka qenë e paralajmëruar", u shpreh Këlliçi.
