FOTO-LAJMI/ "Trajtim special" - Vangjush Dako me telefon në qeli dhe me një shok në krevat

Kryedemokrati Sali Berisha ka publikuar në Facebook një foto që vjen drejtpërsëdrejti nga qelia ‘luksoze’ e Vangjush Dakos në burgun e Durrësit.

Ish-kryebashkiaku i dënuar i Durrësit, Vangjush Dako, shfaqet i shtrirë për shtatë palë qejfe në një shtrat tejet të rehatshëm në qelinë e burgut, ku patjetër nuk i mungon aksesi në celular dhe kontaktet me jashtë i ka të pandërprera.

Siç shihet, Dako ia ka plotësuar vetes kushtet më mirë se në shtëpi, por i vetmi hall është se duhet të zgjasë pak dorën, pasi po karikon telefonin dhe prizën e ka pak larg. Me siguri po ti duhej të qëndronte më gjatë në qeli, Dako do i ndryshonte vendin edhe prizës.

FOTO-LAJMI/ "Trajtim special" - Vangjush Dako me telefon në qeli

“Pershendetje Dr, Vangjush Dako sebashku me drogaxhiun Ron Shqopa ne qeli dhe me celular ne dore!”- shkruan Berisha krahas fotos.