Rilindja urbane 2.0/ Rama: Vijon çlirimi i hapësirave publike, këtë radhë në Pogradec

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga operacionet për lirimin e hapësirave publike në qytetin e Pogradecit.

“Vijon edhe në Pogradec çlirimi i hapësirave publike”, ka shkruar Rama, duke theksuar vazhdimësinë e aksionit që po ndërmerret në disa qytete të vendit për të rikthyer trotuaret dhe zonat e përbashkëta në funksion të qytetarëve.