Palestina fiton territor në OKB, Plaka: Njohjet si pasojë e situatës së krijuar në Lindjen e Mesme nga Izraeli
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së që po mbahet në Nju Jork këto ditë duket se ka rezultuar pozitive për shtetin e Palestinës, i cili është njohur së fundmi nga një sërë vendesh të fuqishme.
Por nga ana tjetër, këto njohje duket se kanë nxitur një debat mes tyre dhe dyshes SHBA-Izrael.
Për të kuptuar më shumë mbi këto zhvillime i ftuar në studion e lajmeve në “Ora News” ishte studiuesi Armand Plaka, i cili tha se ishte vetë situata e krijuar në Lindjen e Mesme që e diktoi këtë vendimmarrje të këtyre shteteve.
“E deri tani këto shtete hezitonin për ta njohur shtetin palestinez dhe territorin ku ai shtrihet.
Por situata ishte e tillë që shkoi deri këtu dhe kjo u mor edhe për t’i dhënë një mesazh të qartë kryeministrit izraelit Netanjahu se sa konfirmim i pozitiva të Palestinës si shtet.
Ajo që bie në sy është qëndrimi neutral i Shqipërisë, ndërkohë që plani paraprak i saj i hershëm ka qenë njohja e të dy shteteve, por në fund Shqipëria u tërhoq.
Shqipëria njeh kontributin e Izraelit në arenën ndërkombëtare si në marrëdhëniet me të ashtu edhe me Kosovën, ku nuk duhet harruar që Izraeli ishte ndër të parat vende që njohu Kosovën.
E nga ana tjetër, Shqipëria është e prirur të njohë po ashtu edhe vuajtjet e popullit palestinez të përfshirë në këtë konflikt disa vjeçar me Izraelin.
Mendoj se reagimi i SHBA-së është një përpjekje e sforcuar për ta ndalur këtë njohje”, u shpreh ndër të tjera studiuesi Armand Plaka.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME STUDIUESIN ARMAND PLAKA

