Pas Macron edhe Presidenti Erdogan detyrohet të pres në këmbë, shkak siguria e lëvizjes së Trump
Pas presidentit të Francës Macron edhe presidenti turk Erdogan bie pre e masave të marra për sigurinë e Trump. Gjatë rrugës për të kryer vizitën me homologun e tij Trump, Presidenti turk Erdogan është detyruar të pres në këmbë për disa minuta.
Sky News raportoi se makina e Erdogan u bllokua për disa minuta deri sa të përfundonte lëvizja e bllokatës së sigurisë së Trump.
Ndërsa Presidenti francez Emmanuel Macron kur doli nga ndërtesa e OKB-së ditën e djeshme pas fjalimit të tij në të cilin, ndër të tjera, njoftoi njohjen e shtetit të Palestinës nga Franca, ai e gjeti veten para një bllokade policore që ishte ngritur ndërsa autokolona e Donald Trump po lëvizte.
“Merreni me mend, po pres në rrugë sepse gjithçka është ndalur për ju” i tha Macron Presidentit të SHBA-së Donald Trump.
