Zelensky u bën thirrje partnerëve të OKB-së të forcojnë mbrojtjen ajrore të Ukrainës
Presidenti Volodymyr Zelensky u bëri thirrje mbrëmë anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që të shtojnë përpjekjet ndërkombëtare për forcimin e mbrojtjes ajrore të Ukrainës ndaj sulmeve ruse.
“Sot, me Britaninë, me Francën dhe tashmë me më shumë se 40 vende të koalicionit tonë të gatshëm, po ndërtojmë një arkitekturë të re sigurie”, tha Zelensky. “Ne besojmë te Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e kemi mbështtejent kryesore”.
Ai argumentoi se duhet të vendosen garanci sigurie që Rusia “nuk mund t’i kalojë”, duke përmendur mbrojtjen ajrore si shembullin më të qartë.
“Nëse do të mund të forconim qiellin tonë me një sistem të përbashkët për të rrëzuar raketat dhe dronët rusë, kjo do ta detyronte Rusinë të ndalonte sulmet nga ajri”, theksoi ai.
Këshilli i Sigurimit u mblodh në një takim urgjent për luftën në Ukrainë. Zelensky tha se është i detyruar të bëjë thirrje të përsëritura për mbështetje, ndërsa vëmendja globale ndaj konfliktit, i cili ka më shumë se tre vjet që vazhdon, po zbehet.

