VIDEO/ Trump i ecën ters në OKB, i bllokohen shkallët dhe telepromteri

“Jam shumë i lumtur që jam këtu me ju” – ishin fjalët me të cilat Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e hapi fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Në fakt po bënte shkaka për telepromterin që nuk funksiononte ku ai mund të lexonte fjalimin e tij.

“Nuk ka problem, do ta mbaj këtë fjalim pa telepromter, sepse nuk funksionon.

Kushdo që është përgjegjës për këtë telepromter është në telashe serioze”, – shtoi shefi i Shtëpisë së Bardhë, duke shkaktuar të qeshura në sallë.

Presidenti i SHBA-së shtoi më pas: “Kjo është ajo që arrita të marr nga Kombet e Bashkuara: një shkallë e rrezikshme që u bllokua, me zonjën e parë gati për të rënë, por që ia doli se është në formë të mirë, dhe një telepromter që nuk funksionon”.