Shkarkimi i kryetarit, Pano: Erion Veliaj nuk duhej të ishte aty prej kohësh, na u ndalua edhe e drejta e fjalës

Miratohet për futjen në rend të ditës kërkesa që kanë bërë këshilltarët socialistë për shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryebashkiakut.

Ndërkohë gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve të bashkisë së Tiranës, ku u shqyrtua kërkesa e këshilltarëve të Partisë Socialiste për shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj mësohet se ka pasur debate të forta mes këshilltarëve socialistë dhe atyre të opozitës.

Për të hedhur më shumë dritë mbi atë që ndodhi në mbledhjen me dyer të mbyllura, i ftuar në tudion e lajmeve në “Ora Neës” ishte i ftuar anëtari demokrat i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Jonathan Pano.

“Ne jemi koherentë me qëndrimet tona për këtë çështje. Kemi protestuar për 44 javë rresht para bashkisë së Tiranës për shkarkimin e Erion Veliajt.

Ka procedura që duhen ndjekur. Ne në maj në përmbyshje të afatit ligjor të mos-prezencës së Erion Veliajt si kryetar i Bashkisë kemi dorëzuar kërkesën tonë.

Kemi parë që kjo nuk ka ndodhur për 4 muaj me radhë gjë që e cila na është mohuar gjithmonë, dhe na është mohuar edhe e drejta e fjalës për të shmangur këtë temë nga diskutimi në Këshillin Bashkiak.

Tani kemi një urdhër nga lideri suprem që të gjithë të firmosin shkarkimin e Veliajt”, u shpreh Pano.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME ANËTARIN E PD NË KËSHILLIN BASHKIAK TË TIRANËS