Anëtarësimi në BE/ Rama: Falë asaj që ka bërë Putin jemi në një proces intensiv

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian është intensifikuar për shkak të luftës në Ukrainë.

Në një takim në Vjenë, Rama ka theksuar se një nga shkaqet kryesore është kjo, duke shtuar se BE dëshiron që të japë mesazhin se Ballkani Perëndimor është pjesë e së ardhmes në BE. 

"Kemi ecur në proces me një shpejtësi që kurrë nuk është parë më parë, kombinim i meritës sonë dhe qasjes së re të BE përkundrejt zgjerimit për shkak të luftës në Ukrainë që ka tronditur fort Europën dhe u ka përçuar udhëheqësve europianë mesazhin që Ballkani Perëndimor natyrshëm është pjesë e së ardhmes të BE. Falë asaj që kemi bërë dhe asaj që ka bërë Putini jemi në një proces tejet të intensifikuar të integrimit. Shpresëplotë që do të ndodhë herët më shumë se vonë, ndërsa plani është përfundimi i pjesës teknike në fund të 2027”, tha Rama.