Shkarkimi i Veliajt/ Baçi: U vendos politikisht në Asamblenë e PS, vështirë të ketë surpriza

Analisti, Agim Baçi në një intervistë në Ora News u shpreh se shkarkimi i Erion Veliajt është diçka që u vendos politikisht në asamblenë e PS.

Baçi: Është diçka që u vendos politikisht në asamblenë e PS.

Këshilli bashkiak madje edhe mbledhjen e bëri në ambientet e PS.

Kjo tregon që vendimi është politik dhe vështirë të kemi surpriza.

Hipotezat se mund të kishte një zgjidhje tjetër përveç asaj që është vendosur për shkarkimin e Veliajt, nuk besoj se ka.

Pastaj ky debati që opozita dëshiron ta dëgjojë dhe të ketë zë Veliaj është ajo betejë politike që duhet të ndodhë dhe ia vlen të ndodhë ndoshta por mendosj se asnjë nga palët nuk ka që në momentin që Veliaj tha që nuk ka asnjë faj Rama, nuk keni asnjë faj ju por e ka gjykata nënkupton që nuk do betejë politike.

Mosprezenca është që prej 10 shkurtit, po të ishte për të zbatuar ligjin e tre muajve këshilli bashkiak do e kishtë bërë kohë më përpara.

U mor ky vendim politik pasi SPAK çoi në gjykatë dosjen dhe ishte një vendim i asamblesë për të thënë që u mor një vendim politik me gjithë forumet.