Bozheku: Në një lexim strikt të normave juridike, Veliaj nesër do shkarkohet me ceremoni

Avokatja, Enida Bozheku e ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se në një lexim strikt të normave juridike, nesër Erion Veliaj do shkarkohet me ceremoni.

Bozheku: Problemi real shndërrohet me zotin Veliaj i cili duam apo nuk duam aktualisht, ligjërisht mban funksionin e kryetarit të bashkisë së Tiranës.

Por në atë që është hapësira ligjore e jona për shumë situata problematike që vendi jonë ka pasur, ngre pikëpyetje mbi ligjshmërinë politike që ndërhyn tek ligji.

Dhe në këtë rast jemi në këtë dilemë.

Sepse zoti Veliaj nëse do ta lexonim ligjin të pastër siç është do të thoshim që do ti shpëtonte marifetit në një interpretim më të gjerë, më positivist të së drejtës do thonim që do i shpëtonte shkarkimit.

Ndërsa në një lexim strikt të normave juridike, ashtu siç lexohen pa hyrë në dinamikat interpretuese kuptohet që unë mendoj se nesër ai do të shkarkohet dhe me ceremoni.