''Shkarkimi i Veliajt i vonuar por i domosdoshëm'', Blushi: Mbledhja të bëhet tek inceneratori fantazëm i Tiranës

Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi në një intervistë në Ora News u shpreh se shkarkimi i Erion Veliajt është një shkarkim i vonuar por i domosdoshëm.

Blushi shtoi që mbledhja e ditës së nesërme të zhvillohet tek inceneratori fantazmë i Tiranës ku sipas tij qytetarët e Tiranës vazhdojnë të paguajnë për një shërbim që kurrë nuk është kryer.

Blushi: Një shkarkim i vonuar por i domosdoshëm. Në vlerësimin tim mbledhja e ditës së nesërme duhet të zhvillohet tek inceneratori fantazëm i Tiranës.

Pikërisht aty ku buron edhe gjithë paligjshmëria apo simboli i bashkëpunimit mafioz mes Edi Ramës dhe Erion Veliajt, dy pronarëve faktikë të inceneratorit të Tiranës.

Po Erion Veliaj duhet shkarkuar. Një shkarim i vonuar dhe besoj që bashkë me të duhen shkarkuar edhe të gjithë këshilltarët socialistë me kartonat e të cilëve ka marrë udhë jo vetëm paligjshmëria dhe afera e inceneratorit fantazmë të Tiranës por të gjitha aferat e tjera korruptive për të cilat shumica në këshillin bashkiak të Tiranës është po aq bashkëfajtore sa Erion Veliaj.

Dhe në mënyrë simbolike unë kam propozuar që kjo mbledhje të zhvillohet tek inceneratori i Tiranës sepse është pikërisht kjo aferë korruptive e cila fatkeqësisht ende vijon.

Sepse qytetarët e Tiranës ende edhe pas mbledhjes së ditës së nesërme do vijojnë të paguajnë për një shërbim që kurrë nuk është kryer dhe as nuk ka mundësi më për tu kryer.

Por që sipas projektit ka zhytur qytetarët e Tiranës me firmën e vulën e Erion Veliajt dhe të Edi Ramës i cili i dha 8% bonus kompanisë së inceneratorëve kur ende kompania nuk ekzistonte në letra.

Besoj se është një seancë e cila duhet të shoqërohej me dorëheqjen e të gjithë këshilltarëve socialistë dhe sigurisht edhe me largimin e kryetarit de facto të kësaj bashkie që është Edi Rama.