Liderët arabë do të takohen në Nju Jork me Trump për të ardhmen e Gazës

Udhëheqësit arabë dhe myslimanë do të takohen në Nju Jork me presidentin amerikan Donald Trump pas fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, për të diskutuar një propozim për krijimin e një force ndërkombëtare stabilizimi në Gaza, të mandatuar nga OKB-ja.

Plani, i mbështetur nga Franca dhe disa vende perëndimore që së fundmi kanë njohur Palestinën si shtet, synon çarmatimin e Hamasit dhe dorëzimin e administrimit të Gazës tek një Autoritet Palestinez i reformuar.

Izraeli ka reaguar ashpër ndaj këtyre zhvillimeve, duke kërcënuar me aneksim të mëtejshëm të Bregut Perëndimor. Ndërkohë, Trump nuk ka treguar mbështetje për Autoritetin Palestinez dhe i ka vendosur sanksione zyrtarëve të tij, ndërsa i ka ndaluar presidentit Mahmoud Abbas të flasë në OKB.

Udhëheqësit arabë e shohin takimin si një shans për ta bindur Trumpin nëse ai i mbështet propozimet e Lidhjes Arabe për të ardhmen e Gazës, apo edhe një variant të propozuar nga një grup pune i udhëhequr nga Tony Blair, ish-kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, dhe Jared Kushner, i cili është dhëndri i presidentit. Asnjëri nga planet e rindërtimit nuk propozon dëbimin masiv të palestinezëve, një propozim që Trump herë pas here duket se e mbështet. Plani i Blair nuk e mbështet qartë AP-në si administratorë afatgjatë për Gazën.