EMRAT/ Shisnin dr*gë, arrestohen dy persona në Kamëz
Dy persona janë arrestuar në Kamëz për shitje të lëndëve narkotike.
Në pranga ranë shtetasit Florin Pepkolaj, 35 vjeç, dhe Edison Stambolli, 36 vjeç, të dy banues në Kamzë.
Sipas policisë, gjatë kontrollit fizik dhe të automjeteve të tyre, në zonat e Valiasit dhe në rrugën “Ismail Qemali”, u gjetën doza kokaine të ndara dhe të gatshme për shitje
Njoftimi:
Kamzë/Goditen 2 raste të shitjes së lëndës narkotike Kokainë, në doza.
Arrestohen 2 autorët. Sekuestrohen dozat e lëndës.
Si rezultat i kontrolleve sistematike, me objektiv goditjen e paligjshëmërive, në çdo formë të shfaqjes së tyre, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve konstatuan dhe goditën 2 raste të sigurimit dhe ndarjes së lëndës narkotike Kokainë, në doza, me qëllim shitjen. Për këto raste, u arrestuan në flagrancë shtetasit:
-F. P., 35 vjeç dhe E. S., 36 vjeç, të dy banues në Kamzë, pasi gjatë kontrolleve fizike dhe në automjete, përkatësisht në Valias dhe në rrugën “Ismail Qemali”, iu gjetën doza të lëndës narkotike Kokainë, të gatshme për shitje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

