Aleatët e kancelarit Merz kundër sanksioneve të BE ndaj Izraelit
Një aleat kryesor i kancelarit gjerman Friedrich Merz ka kundërshtuar një propozim të Bashkimit Evropian për të pezulluar përfitimet tregtare preferenciale të Izraelit, mes përkeqësimit të krizës humanitare në Gaza, sipas “Deutsche Welle”.
“Sanksionet kundër Izraelit janë thelbësisht të gabuara. Ne si CSU nuk do ta pranojmë këtë në Gjermani,” tha Markus Söder, kreu i Unionit Kristian Soc.
Edhe Thorsten Frei, shefi i kabinetit të kancearit Merz u shpreh se BE –ja duhet të jetë “shumë, shumë e kujdesshme”. “Nuk mund ta imagjinoj që të vendosen sanksione në çështje si marrëveshja e asociimit apo marrëdhëniet tregtare me Izraelin,” tha ai.
Këto deklarata tregojnë mbështetje për Merz, i cili deri tani është treguar i rezervuar për sanksionet ndaj Izraelit.
Kancelari Merz ka paralajmëruar se Gjermania do të përcaktojë qëndrimin e saj në takimin joformal të liderëve të BE më 1 tetor.
Propozimi i Komisionit Europian parashikon pezullimin e pjesshëm të marrëveshjes së asociimit me Izraelin, çka do ta bënte atë të paguante tarifa doganore të njëjta me vendet që nuk kanë marrëveshje tregtare me BE-në.

