Marrëveshja me Kinën/ Shtëpia e Bardhë: Amerikanët do të dominojnë bordin e drejtorëve të TikTok në SHBA

Shtëpia e Bardhë ka deklaruar sot se negociatat që janë duke u zhvilluar me Pekinin parashikojnë që gjashtë nga shtatë anëtarët e bordit të drejtorëve të aplikacionit TikTok në Shtetet e Bashkuara do të jenë amerikanë.

Zëdhënësja presidenciale Caroline Levitt tha për Fox News se TikTok do të jetë në pronësi të shumicës nga amerikanët në Shtetet e Bashkuara.

Ndër të tjera Leavitt theksoi se ky formulim është pjesë e një marrëveshjeje që tashmë është në fazë përfundimi dhe që pritet të nënshkruhet në ditët në vijim.

Marrëveshja parashikon dy pika kryesore.

1 Bordi nuk do të ketë më ndikim dominues nga ByteDance (kompania kineze mëmë), pasi amerikanët do të kenë shumicën e kontroleve.

2 Kompania Oracle është përfshirë si ndërmjetëse për mbrojtjen e të dhënave dhe privatësinë, dhe do të ketë rol kyç në kontrollin dhe menaxhimin e operacioneve që lidhen me të dhënat dhe algoritmin.

“TikTok do të jetë në pronësi të shumicës nga amerikanët në Shtetet e Bashkuara.

Do të ketë shtatë anëtarë në bordin e drejtorëve, gjashtë prej të cilëve do të jenë amerikanë”, tha zëdhënësja presidenciale Caroline Levitt për Fox News.