Sondazhi në Gjermani, AfD tejkalon CDU/CSU-në për herë të parë

AfD ka tejkaluar për herë të parë CDU/CSU-në. AfD dhe Union barazuan sot për herë të parë në sondazhin e ZDF.

AfD mori 26 përqind në një sondazh të ZDF duke bërë kështu që të arrijë rekordin e ri, ku vendosi për herë të parë me CDU dhe CSU në të njëjtin nivel.

Spiegel raporton se AfD ka arritur një nivel të ri në barometrin aktual politik të ZDF-së.

Kjo pasi rezultatet e nxjerra tregojnë se AfD fitoi një pikë përqindjeje, ndërsa CDU dhe CSU humbën një pikë.

Anketa e grupit kërkimor Elections thanë se SPD mbeti në 15 përqind, ndërsa të Gjelbrit ranë në 10 përqind krahasuar me anketën e dy javëve më parë.

Megjithatë, sondazhet zgjedhore mbeten në thelb të nënshtruara ndaj pasigurisë. Shumë pak njerëz ndihen të përkushtuar fort ndaj një partie.