Estonia kërkon aktivizimin e nenit 4 të NATO-s
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Shtator 2025, 16:46
Kreu i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump në një konferencë për mediat u shpreh se kjo situatë nuk i pëlqen dhe mund të jetë një telash i madh.
Me anë të një reagimi në platformën “X”, presidenti francez, Emmanuel Macron ka dënuar ndërhyrjen e avionëve rusë në Estoni.
Ai shtoi se këto provokime përfaqësojnë një hap tjetër të papërgjegjshmërisë së Rusisë.
Britania ka dënuar gjithashtu veprimin e Rusisë. Sekretari britanik i Mbrojtjes, John Healey deklaroi se ky është një tjetër plan i Putin, po agresioni i tij shërben vetëm për të forcuar NATO-n.
Ndërkohë, Rusia vijon të mohojë çdo akuzë. Ministria e Mbrojtjes ruse ka lëshuar një deklaratë ku thotë se fluturimi i avionëve u krye në përputhje të plotë me rregullat ndërkombëtare.
