EMRAT/ Dhu*ohet punonjësi i policisë në Fushë-Krujë teksa parkonte makinën, identifikohet autori
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 19 Shtator 2025, 21:11
Një incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë-Krujë.
Mësohet se një punonjës policie, i identifikuar si E. Kasmi, është dhunuar fizikisht nga një person gjatë kohës që po parkonte automjetin e tij.
Ndërkohë autoritetet kanë identifikuar edhe autorin e dyshuar që është Aranit Merlika.
Sakaq, punojnësi i policisë ndodhet aktualisht në komisariatin e zonës, pasi e ka bërë vetë denoncimin për ngjarjen.
Megjithatë ende nuk dihen motivet e sulmit, ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
