Durrës/ Përfshihet nga flakët kati i parë i një ndërtese, shkrumbohen katër makina
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Shtator 2025, 17:52
Një zjarr i përmasave të konsiderueshme është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Spitallës në Durrës në katin e parë të një ndërtese.
Sipas banorëve të zonës, nga zjarri janë përfshirë 4 makina, dy automjete që ndodheshin brenda një ndërtese, një makinë tip fuoristradë dhe një triçikël.
Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta, ndërsa pritet që autoritetet përkatëse të japin sqarime mbi rrethanat e ngjarjes.
