Nuk iu bindën kërkesës së policisë për të ndaluar automjetin, arrestohet 43-vjeçari në Kukës, në kërkim një 18-vjeçar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Shtator 2025, 16:08
Kukës
Oficerët e Policisë Gjyqësore arrestuan në flagrancë shtetasin K. Sh., 43 vjeç, dhe shpallën në kërkim shtetasin D. G., 18 vjeç, të dy banues në fshatin Shtiqen, pasi në vendin e quajtur “Parku i Ri “, Kukës, shtetasi D. G. nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin me të cilin qarkullonte bashkë me shtetasin K. Sh., ndërsa ky i fundit i ka kundërshtur me forcë punonjësit e Policisë.
Punohet për kapjen e shtetasi D. G.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.