VIDEO/ Botërori i volejbollit, trajneri i Brazilit mëson lajmin e hidhur përpara ndeshjes dhe shpërthen në lot
Një ngjarje e dhimbshme ka shënuar Botërorin e volejbollit.
Trajneri i Brazilit, Bernardinho, mori lajmin tragjik për ndarjen nga jeta të nënës së tij 90-vjeçare pak minuta përpara sfidës vendimtare kundër Serbisë.
Megjithatë, tekniku i njohur vendosi të mos tërhiqej, duke zgjedhur të qëndronte në pankinë.
Pavarësisht se Brazili u mposht në këtë ndeshje, vendosmëria e Bernardinhos për të udhëhequr skuadrën në një moment kaq të vështirë tregoi forcë dhe respekt për fanellën që përfaqëson.
Gjatë nxehjes para takimit, emocionet e forta e kapërcyen dhe ai shpërtheu në lot, duke bërë të dukshme dhimbjen e thellë që po përjetonte.
Një skenë që preku jo vetëm lojtarët e tij, por edhe gjithë të pranishmit në sallë, duke treguar se edhe në botën e sportit, mbi gjithçka qëndron humaniteti.
meu deus gente que dó ???? pic.twitter.com/HJ2YEdk3Y1
— fab. (@montibelir) September 18, 2025
