Champions League/ Club Brugge shkatërron Monacon, Leverkuseni shmang humbjen në shtesë

Club Brugge arriti një fitore spektakolare 4-1 ndaj Monacos në raundin e parë të fazës së grupeve të Champions League.

Tre gola vendësit i shënuan brenda pjesës së parë.

E hapi serinë në të 32-tën Nicolo Tresoldi, pas asistit të Hans Vanaken, duke mposhtur mbrojtësit dhe portierin në këndin e poshtëm të majtë.

Në të 39' Raphael Onyedika shënon pas pasimit të Carlos Forbs brenda zonës, duke zgjeruar avantazhin e klubit belg.

Pa u mbyllur pjesa e parë (43’) Hans Vanaken godet direkt nga brenda zonës dhe topi përfundon në këndin e sipërm të portës.

Në pjesën e dytë, më konkretisht në minutën e 75', Mamadou Diakhon vulos fitoren pas asistit të Joaquin Seys, duke shënuar qetësisht në anën e majtë të rrjetës.

Në kohën shtesë, Ansu Fati realizoi golin e nderit për ekipin e Principatës.

Bayer Leverkuseni shmangu në frymën e fundit humbjen në fushën e Kopenhagës,  me vendësit që kaluan në epërsi që në minutën e nëntë me Larsson.

Grimaldo barazoi rezultatin në të 82-tën, por ekipi danez gjeti golin e dytë në minutën e 87-të me Robert, por në shtesë një autogol i Hatzidiakos u hoqi fitoren vendësve.