Manchester City-Napoli, pesë tifozë napolitanë arrestohen jashtë ‘Etihad’-it

Momente tensioni kanë shoqëruar sfidën e Champions League mes Manchester City-t dhe Napolit.

Policia britanike, e mbështetur edhe nga përfaqësues të policisë së Napolit, arrestoi pesë tifozë napolitanë në hyrjet e ‘Etihad Stadium’, duke u pamundësuar atyre ndjekjen e ndeshjes.

Vendimi për lirimin e tyre pritet të merret vetëm në orët në vijim, ndërsa akuzat lidhen me sjellje të dhunshme gjatë kontrolleve.

Autoritetet angleze kishin marrë masa të rrepta që në mbërritjen e tifozëve. Rreth 250 ultras u shoqëruan direkt nga aeroporti në stadium, për të shmangur kalimin e tyre në qendër të qytetit.

Në shenjë proteste, grupet e organizuara të tifozëve vendosën të ekspozojnë banderolën e tyre përmbys.

Zyrtarisht, sektori i miqve kishte 2.700 të pranishëm, por në shkallët e “Etihad”-it u numëruan rreth 4.000 tifozë napolitanë, falë edhe emigrantëve që kishin mbërritur nga Liverpool-i dhe zonat përreth.

Pjesa e parë e ditës kishte kaluar pa probleme të mëdha.

Shumë tifozë vizituan atraksionet kryesore të Manchester-it, nga Katedralja e deri te National Football Museum, në një atmosferë pothuajse turistike.

Por kontrollet e forta në hyrjet e stadiumit, sidomos për rreth 400 ultras, çuan në pesë arrestimet e kryera.

Në fund, përveç tensioneve me policinë, nuk munguan edhe thirrjet kundër Gigio Donnarumma-s, i cili u bë shënjestër e sharjeve të tifozëve napolitanë.

Një sfond i hidhur për një mbrëmje që duhej të ishte vetëm festë futbolli në arenën më të madhe europiane.