Nga shkolla në punë/ Xhihani: Arsimi profesional garanton punësim të menjëhershëm

Eksperti i punësimit, Arbër Xhihani, i ftuar në emisionin “Epiqendë” në Ora News, të moderuar nga gazetarja Sonila Musai, vlerësoi rolin e arsimit profesional në përgatitjen e të rinjve për tregun e punës.

Sipas tij, arsimi profesional është një alternativë shumë efikase për të rinjtë që kërkojnë të hyjnë menjëherë në tregun e punës dhe të sigurojnë të ardhura të qëndrueshme.

Ai theksoi se praktika e rregullt, orientimi drejt aftësive konkrete dhe bashkëpunimi me bizneset janë faktorë që i japin një vlerë të shtuar këtij lloj arsimi, duke e kthyer në një rrugë të sigurt drejt vetëpunësimit dhe pavarësisë financiare.