Dh*nuan me grushte një qytetar për motive pronësie në Fresk, procedohen dy kushërinj, shpallet në kërkim 27-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Shtator 2025, 17:51
Dy persona janë proceduar penalisht nga policia pasi kanë dhunuar me grushte një person në zonën e Freskut në Tiranë, ndërsa një tjetër e ka kërcënuar.
Policia bën me dije se ka nisur procedim në gjendje të lirë për shtetasit me iniciale P. A. 33 vjeç, dhe S. A., 52 vjeç, si dhe shpallën në kërkim shtetasin S. A., 27 vjeç.
Mësohet se 27-vjeçari dhe kushëriri i tij, 33 vjeç për motive pronësie, kanë goditur me grushte shtetasin D. K.
Gjithashtu, dyshohet se shtetasi 52-vjeçari ka kanosur nëpërmjet telefonit shtetasin D. K.
