PAMJET NGA VENDNGJARJA/ Makina përplas biçikletën në Tiranë, plagoset një person

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë, pranë Piramidës, ku një biçikletë është përplasur nga një makinë.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur çiklisti, i cili është marrë nga ambulanca në vendin e ngjarjes për t’u transportuar në spital.

Gjithashtu, në vendin e aksidentit kanë mbërritur dhe forcat e policisë, të cilët po punojnë për zbulimin e rrethanave të aksidentit.

PAMJET NGA VENDNGJARJA/ Makina përplas biçikletën në
Pamjet nga vendi i ngjarjes