Dervishi: Bashkëpunimi shkollë–biznes me rezultat
Kryetari i Shoqatës së Restoranteve dhe Bujtinave Shqiptare, Kujtim Dervishi, ishte i ftuar në emisionin “Epiqendër” në Ora News, të moderuar nga gazetarja Sonila Musai, ku ndau përvojën e sektorit të turizmit në bashkëpunim me shkollat profesionale në vend.
Dervishi theksoi se biznesi që ai drejton ka vendosur një model të suksesshëm bashkëpunimi me këto shkolla, veçanërisht në drejtimet Hoteleri-Turizëm dhe Shërbime, ku nxënësit e diplomuar gjejnë menjëherë hapësira për punësim.
“Bashkëpunojmë ngushtë me shkollat profesionale.
Të gjithë nxënësit që dalin nga këto institucione janë pothuajse të integruar në sektorin e turizmit.
Kemi marrëveshje konkrete me shkollat dhe rezultatet kanë qenë shumë të suksesshme,” u shpreh Dervishi.
Ai shtoi se praktikat profesionale gjatë shkollimit dhe përgatitja konkrete për tregun e punës janë thelbësore për rritjen e cilësisë së shërbimeve në industrinë e turizmit.
