34 MILIARDË MË SHUMË NË BUXHET/ Financat: U rritën të ardhurat, buxheti shkoi 499 miliardë lekë

Ministria e Financave raporton për një rritje të të ardhurave në buxhet, duke arkëtuar rreth 499 miliardë lekë. Sipas të dhënave në tetë muaj nuk ka sektorë në rënie

Prej muajit janar dhe deri në fund të gushtit në buxhetin e shtetit u arkëtuan 498.6 miliardë lekë. Sipas ministrisë së financave krahasuar me shifrat e vitit të shkuar u mblodhën 33.9 miliardë lekë më shumë.

Të ardhurat e arkëtuara nga Tatimet dhe Doganat, u rritën me 26.7 miliardë, dhe nga tvsh e importit shtesa shkoi në 1.3 milirdë lekë. Edhe akcizat njohën rritje ashtu si dhe nga taksat doganore.

Sa i përket tatimit mbi fitimin, një nga treguesit për rritjen ekonomike në vend u arkëtuan 40.7 miliardë lekë, 1.4 miliardë më shumë se e njëjta periudhë e vivit të shkuar. Një rritje të lartë prej 26 për qind njohën Të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat personale.

Gjithashtu, edhe treguesit mbi punësimin janë në rritje.

Të ardhurat nga Fondet Speciale, u realizuan në shumën 118.3 miliardë lekë, 13.2 miliardë lekë ose 12.5% më shumë se periudha e viti 2024.

Shpenzimet arritën në rreth 457.4 miliardë lekë. Në këtë situatë niveli i suficitit shkoi në rreth 41.2 miliardë lekë.

Tashmë me formimin e qeerisë se re do të nisë dhe hartimi i buxhetit të ri, ku do të pasqyrohet program i kabinetit "Rama 4".