VIDEO/ Rama: Shkodra fiton hapësira të reja jete! “Ish-reparti ushtarak” kthehet në hapësirë rekreacioni
Fëmijët e qytetit të Shkodrës do të kenë së shpejti Parkun Rekreativ “Dua të luaj”, një hapësirë çlodhëse dhe rekreative për aktivitete sportive.
Pas vendimit të Këshillit të Ministrave për transferimin në pronësi të Bashkisë Shkodër të pronës së njohur si “Ish-reparti ushtarak” në Bërdicë, ka nisur puna për kthimin e saj në një hapësirë publike.
Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot se Shkodra po fiton një hapësirë të re jete, aty ku për 30 vite ishte një parkim i madh ndotjeje makinash.
“Aty ku për 30 vite ishte një parkim i madh ndotjeje makinash të mbetura si ‘prova’ nga proceset gjyqësore, sot Shkodra po fiton një hapësirë të re jete, me parkun ‘Dua të luaj’, një vend për fëmijët e familjet me mundësi argëtimi e rekreacioni për të gjitha moshat”, u shpreh Rama.
Kryeministri vlerësoi se kjo risi e bukur për Shkodrën vjen si rezultat i bashkëpunimit mes Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, Bashkisë Shkodër dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit.
Kjo hapësirë e mbuluar nga mjete dhe tonelata hekurishte të lëna prej 30 vitesh, është çliruar plotësisht dhe po kthehet në funksion të publikut, me investimin e ri që pritet të nisë së shpejti.
I shtrirë në një sipërfaqe prej tre hektarësh, parku do të jenë në funksion të banorëve të Shkodrës me këndin e ri të lojërave, duke e kthyer këtë zonë në një hapësirë të dedikuar për fëmijët dhe prindërit.
"Kjo risi e bukur për Shkodrën vjen si rezultat i bashkëpunimit mes Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, Bashkisë Shkodër dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit", shprehet Rama.
Kryetari i bashkisë Shkodër, Benet Beci dhe kryeadministratorja e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, Risena Xhaja inspektuan sot nga afër punimet.
“Janë rreth 327 makina, automjete, motomjete që janë marrë nga këtu dhe janë grumbulluar tek një pikë në Porto Romano. Pjesa tjetër që është e skrapit, janë makina të bllokuara para 12 viteve, e më tutje”, tha Xhaja.
Kjo hapësirë e mbuluar nga mjete dhe tonelata hekurishte të lëna prej 30 vitesh, është çliruar plotësisht duke u kthyer në funksion për publikun, me investimin e ri që pritet të nisë së shpejti mes bashkisë Shkodër dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit.
Sipas njoftimit të bashkisë Shkodër, janë tre hektarë sipërfaqe që do të jenë në funksion të banorëve të Shkodrës me këndin e ri të lojërave, duke e kthyer këtë zonë në një hapësirë të dedikuar fëmijëve dhe prindërve.
Për kryebashkiakun Benet Beci, lirimi i kësaj hapësire është një hap pozitiv për nisjen e punës në transformimin e kësaj zone në një kënd lojërash për fëmijë dhe një hapësirë rekreacioni për qytetin.
“Ky është një projekt jashtëzakonisht i rëndësishëm për Shkodrën që ka qenë peng i bllokimit. Dhe vizitualisht është e papranueshme për qytetin. Janë makina të ndryshkura, në gati tre hektarë sipërfaqe të papërdorur. Për ne është një dhuratë rikthimi i kësaj hapësire publike në një park lojërash”, pohoi Beci.
Tre hektarë hapësirë publike tashmë janë gati për t’u kthyer në parkun më të madh të lojërave të qytetit të Shkodrës, një hapësirë e cila i dedikohet fëmijëve dhe vihet në shërbim të transformimit të kësaj zone të qytetit të Shkodrës.
Projekti ka përfunduar nga bashkia Shkodër e FSHZH dhe pritet nisja e punimeve për ta kthyer këtë zonë në një park për fëmijë.


