SHQIPËRIA, E PREFERUAR EDHE NË VJESHTË! Fluks i lartë turistësh në qytetet malore dhe historike

Edhe pse sezoni veror ka përfunduar, Shqipëria vijon të jetë destinacion i kërkuar nga turistët, si vendas ashtu edhe të huaj. Sipas Operatorëve turistik  zonat malore dhe qytetet historike po përjetojnë një rritje të ndjeshme të vizitave edhe gjatë kësaj periudhe.

Zonat malore si Thethi , Valbona apo Lëpushë po tërheqin çdo ditë e më shumë vizitorë

Operatori turistik Olger Berberi thotë se ka një numër të lartë prenotimesh edhe në këtë stinë ndërsa shton se turistët vijnë nga vende të ndryshme të botës  por edhe nga Shqipëria.

Berberi thotë se interes ka dhe për qytetet historike ku fluksi i vizitorëve mbetet i lartë edhe në këtë periudhë.

Rritje të vizitorëve ka njohur edhe Berati, nga janari deri në gusht, Muzeu “Onufri” ka numëruar mbi 61 mijë vizitorë, vendas dhe të huaj. E ky trend pozitiv duket se do të vijojë edhe gjatë vjeshtës.

SHQIPËRIA, E PREFERUAR EDHE NË VJESHTË! Fluks i lartë