79 vota pro/ Miratohen ndryshimet në rregulloren e Kuvendit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Shtator 2025, 13:58
Maxhoranca ka miratuar e vetme ndryshimet në rregulloren e Kuvendit. Në seancën e sotme pas diskutimeve dhe debateve është miratuar struktura e re e Kuvendit.
Ndërkohë në atë moment opozita braktisi seancën dhe është larguar nga seanca pas nisjes së votimit.
Seanca e radhës pritet të mbahet në orën 17:00, ku pritet diskutimi për zgjedhjen e kryesive të Komisioneve të përhershme të Kuvendit.
